Nuk pranojnë të veshin bikini gjatë turneut, gjobiten sportistet

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 12:12 | Sporte të tjera

Skuadra norvegjeze e hendbollit të femrave është gjobitur me 1500 euro pasi lojtaret nuk pranuan të vishnin bikini gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian të hendbollit në plazh.

Federata Europiane e Hendbollit tha se e kishte vendosur këtë gjobë për shkak të “veshjes së papërshtatshme”. Lojtaret e Norvegjisë kishin veshur pantallona të shkurtra në ndeshjen kundër Spanjës, të luajtur në Varna të Bullgarisë, veshje që u vlerësua se ishte jashtë rregullave për uniformën në sportin e hendbollit në plazh.

Kreu i Federatës Norvegjeze të Hendbollit, Geir Lio, tha se gjoba do të paguhej, por shtoi: “Të gjithë duhet të jenë të lirë për të veshur atë që duan, brenda një standardi. Por më e rëndësishme është që sportistët të ndihen rehat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos