U ankuan se ekipet e tjera luanin me tifozë, Partizani mbush tribunën

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 19:11 | Futboll

Edhe pse tifozët nuk lejohen në stadium, në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana ka një numër të konsiderueshëm tifozësh të kuq në tribunën kryesore.

Siç shihet nga pamjet, tribuna është pothuajse plot.

Ditën e djeshme, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, shprehej: “Partizani ka një disavantazh. Kur luan jashtë ka tifozë kundërshtarë, si në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës të skuadrës kundërshtare dhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos