
“Irani bëri një gabim shumë të madh me rrëzimin e dronit amerikan” kjo është deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pasi ushtria iraniane rrëzoi mjetin ajror.
Autoritetet iraniane deklarojnë se droni amerikan ishte me mision spiunimi dhe kishte hyrë brenda hapësirës ajrore. Nga ana tjetër SHBA e konsideron sulmin me raketë ndaj avionit pa pilot si një akt provokativ brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare.
Ngjarja e fundit pritet të rrisë më shumë tensionet mes SHBA dhe Iranit.
Shtetet e Bashkuara prej disa kohësh po udhëheqin një fushatë për të ndaluar Iranin që të ketë një program bërthamor dhe të shtrijë ndikimin e tij në rajon. (A2 Televizion)