Verifikimi i kushteve të integritetit dhe pasurive të vëna ndër vite për 4 kandidatët do të kryhet brenda 45 ditëve. Nga sot, KLP është në fazën e mbledhjes së informacioneve për secilin kandidat. Në lëvizje për këtë proces janë vënë institucionet si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Tatimet, Doganat, Shërbimi Informative Shtetërore, Autoriteti i Dosjeve, bankat etj. Këshilli, sipas Genti Ibrahimit nuk do të merret me dosje konkrete, por me performancën e kandidatëve ndër vite si dhe produktet akademike. Çdokush që vjen nga radhët e Magjistraturës, sipas tij, duhet të ketë kaluar procesin e vettingut. Duke ju referuar rastit të një avokati në garë. Por ajo që është e veçantë në këtë proces, është fakti se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do t’i nënshtrohet një vetting të dytë. E gjithë periudha e ushtrimit të detyrës, nga dita që ka kaluar procesin e vettingut do të kalojë në një proces mini vettingu për të dhe për kandidaten që vjen nga radhët e Prokurorisë së Aplit, Fatjona Memcaj. Faktori ndërkombëtar, siç janë OBDAT dhe Euralius do të asistojnë fizikisht procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Amerikanët dhe europianët do të marrin pjesë në shqyrtim të dosjeve të kandidatëve dhe intervistat, si përpjekja e fundit për t’i dhënë besueshmërinë procesit . Genti Ibrahimi thotë se kjo s’do ishte aspak e nevojshme në kushte normale. (A2 Televizion)
Gara për kreun e akuzës, KLP: Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet nga ekspertiza
