
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është paditur në gjykatë nga dy prej kandidatëve që nuk u lejuan të vijojnë garën për në Gjykatën Kushtetuese.
Burime pranë Apelit Administrativ bënë me dije se paditës janë kandidatët Eugen Papandile dhe Sinan Tafaj.
Në dy padi të veçanta ata kërkojnë pavlefshmëri të vendimeve të KED për moslejimin e kandidimit të tyre për në Kushtetuese.
Ata pretendojnë se i plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e gares.Papandile dhe Tafaj kandiduan për vakancën e krijuar pas largimit nga Kushtetuesja të gjyqtarit Besnik Muçi. (A2 Televizion)