
Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë delikate ku cdo gabim mund t’i kushtojë shumë skuadrave për objektivat e tyre.
Tirana dhe Partizani vijojnë luftën në distancë për titullin kampion. Bardheblutë përballen me Egantian, një skuadër që ka suprizuar jo pak këtë sezon dhe objektiv ka Europën.
Në konferencën e zakonshme për shtyp ,trajneri Shehi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kryeqytetasit kanë detyrim vetëm fitoren.
Nga ana tjetër Partizani përballet me Laçin, një kundërshtar që këtë sezon objektiv kanë mbijetesën.
Tekniku Kolela duhet të bëjë llogaritë pa Selmanin si mungesë e sigurt ndërsa Cara është në dyshi.
Të kuqtë janë dy pikë larg Tiranës kryesuese për këtë arsye një tjetër hap fals mund t’ua vështirësonte edhe më shumë rrugën drejt titullit. Ndeshja Laçi-Partizani do të luhet të dielën duke nisur prej orës 15:00. (A2 Televizion)