Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook pamje nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, ku bën të ditur se në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele.
“Kantieri i Unazës së Madhe i Tiranës, papushim në punë. Drejt përfundimit Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e Sheshit Shqiponja. Në lotin 2 ka përfunduar edhe ndërtimi i nënkalimit në zonën e Astirit dhe ndërtimi i rrugëve paralele”, shkruan Rama. (A2 Televizion)