“Open Balkan”, DASH: Tregu i Përbashkët, esencial për përparimin e Ballkanit

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 08:13 | Politikë
“Open Balkan”, DASH: Tregu i Përbashkët, esencial për

Reagime për nismën “Open Balkan” kanë ardhur edhe nga SHBA. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se SHBA mbështet vijimin e përpjekjeve në Ballkanin Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës rajonal.

Përmes kësaj deklarate të DASH, SHBA-të iu bëjnë thirrje udhëheqësve në rajon “të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre”.

Po ashtu theksohet se  krijimi e një Tregu të Përbashkët Rajonal – i tillë që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, është me rëndësi “esenciale për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike”.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial shumë të madh të pashfrytëzuar, që shfaqet edhe tek vizioni dhe përpjekjet e popujve të tij për të krijuar një rajon të begatë e të suksesshëm, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian”, theksohet me tej në deklaratën që bëri për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/12/open-balkans-ngjela-eshte-interes-ekonomik-i-gjermanise-por-pa-kosoven-nuk-e-bejne-dot/
https://a2news.com/2021/08/10/per-ata-ne-kosove-qe-e-kane-gjetur-tradhtarin-tek-une-rama-jam-ai-qe-ne-mes-te-beogradit-fola-me-ze-te-larte-per-njohjen-e-kosoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos