
Nëse gara për titull ka marrë fund, me Manchester Cityn që është praktikisht kampion, beteja për katërshen që do të marrë pjesë në Champions League do të jetë e hapur deri në javën e fundit në Angli.
Manchetser United përmbysi Brajton me golat e Grindud dhe Rashford për të marrë fitoren e tretë me rradhë që i mban në vendin e dytë, me një lloj sigurie në kuotën e 60 pikëve.
Tottenham shpërdoroi një tjetër mundësi për të fituar në minutat e fundit, dhe barazoi 2 me 2 me Newcastle.
Dy pikët e humbura do ta dërgonin skuadrën e Zhose Murinjos në vendin e katërt me 51 pikë po aq sa Chelsea. Skuadra tjetër që pretendon një vend mes më të mirave të këtij sezoni, është Leister, në vendin e tretë me 56 pikë. (A2 Televizion)