Mbrojtja e fëmijëve në shkolla, ndryshon perimetri i sigurisë, monitorim rrugëve e bizneseve

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 14:33 | Aktualitet
Mbrojtja e fëmijëve në shkolla, ndryshon perimetri i

Institucionet arsimore do të kenë mbrojtje të veçantë nga policia. Paketa e masave të sigurisë është prezantuar nga ministri i Brendshëm në prani të ministres së arsimit dhe drejtuesve të policisë.

Duke filluar nga 11 shtatori, në shkolla ndryshon perimetri i sigurisë. Hapësira që do të monitorohet nga policia do të jenë të gjitha rrugët dhe bizneset që ndodhen deri 50 metra në vijë ajrore nga shkollat.

Brenda shtatorit, Ministria e Brendshme pritet t’i propozojë parlamentit një paketë ligjore për ashpërsimin e dënimeve për veprat penale që ndodhin përreth shkollave si dhe ndryshimin e kodit rrugor në lidhje me sigurinë e fëmijëve në rrugë.

Ministri i Brendshëm u shpreh kritik ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe strukturave të saj për moszbatimin e ligjit të alkoolit për të miturit. Ndërsa nga Ministria e Bujqësisë kërkoi shtimin e kontrolleve për sigurinë ushqimore.

Paketa e sigurisë në shkolla është pritur me entuziazëm nga Ministria e Arsimit, ndonëse çdo fillim viti shkollor nuk mungojnë konferencat dhe propozimet për më shumë rend, siguri ushqimore deri te nismat për ndalimin e produkteve te gatshme brenda ambienteve shkollave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos