Në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, Laçi mbetet sërish pa trajner

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 14:47 | Futboll
Në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, Laçi mbetet sërish

Stavri Nica është larguar në mënyrë të befasishme nga stoli i Laçit, në prag të ndeshjes ndaj Tiranës.

Kjo transfertë, mund të rezultojë vendimtare për të ndryshuar ecurinë e sezonit të Tiranës, me kryeqytetasit që favorizohen nga ky largim. Stoli i kurbinasve mbetet sërish pa drejtues, ndërsa për ndeshjen aty do të qëndrojë zv/trajneri Klevis Hima.

“Objektivi maksimal dihet, Tirana do titullin dhe e ka detyrim. Kjo përkthehet që në çdo ndeshje duhen marrë tre pikët. Janë gjashtë ndeshje dhe do tentojmë 18 pikë. Ne mundohemi të bëjmë maksimumin, lojtarët po ashtu. Rezultatet ndikohen nga situata dhe momente. Ndonjëherë nuk ke fat, por do kërkojmë ta bëjmë vetë fatin”, tha Dede.

Pas pikës në derbi, Partizani luan përballë Teutës, kandidate për titullin në fillim të sezonit, por që ka barazuar në katër ndeshjet e fundit. Për këtë arsye, dueli pa fitues nuk duket një opsion: “Është një ndeshje që do të zgjidhet nga episodet, për vetë faktin që Teuta nuk ka humbur ende dhe ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë. Momentalisht, me ngjeshjen e klasifikimit, më e rëndësishme është marrja e tre pikëve. Nëse merret me lojë të bukur, do të thotë që ke më shumë elementë për vazhdimësinë. Marrja e 3 pikëve është gjëja kryesore për të cilën futemi në fushë kundër Teutës”.

Në takimet e tjera, Vllaznia kryesuese përballet me Kastriotin, befasinë e sezonit. Kukësi luan në trasfertën me Bylis, ndërsa Apolonia sfidon Skënderbeun, në atë që projektohet një duel mbijetese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos