Berlusconi i beson Balotelli-t, zyrtarizohet te skuadra e Serie B

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 21:56 | Futboll
Berlusconi i beson Balotelli-t, zyrtarizohet te skuadra e Serie B

Mario Balotelli është futbollisti i ri i Monzës, ekipit të Serisë B, me President Silvio Berlusconin dhe administrator Adriano Gallianin.

“Mirë se vjen Mario”, lexohet në postimin e Monza në Twitter, duke zyrtarizuar nënshkrimin me ish-futbollistin e Milanit, Interit e disa skuadrave të tjera, ku pritshmëritë kanë qenë të larta, por në fund futbollisti ka dështuar.

Berlusconi po vijon t’i japë ngjyra kuqezi Monzës, pasi në skuadër pati afruar më parë edhe ish-lojtarin e Milanit, Kevin-Prince Boateng. Balotelli dhe Boateng kanë luajtur së bashku te Milani në vitin 2013.

Aktualisht, Monza renditet në vendin e tetë të Serisë B, 9 pikë larg kryesuesve të Salernitanës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos