Gazment Bardhi: Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 12:34 | Politikë
Gazment Bardhi: Bashkimi i opozitës sjell ndryshim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me anë të një statusi në Facebook thekson se “Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij”.

“Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, lexohet në postimin e Bardhit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/01/pd-firmos-me-lsi-ne-koalicionin-paszgjedhor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos