
Sa të ndryshëm po aq edhe të njëjtë. Nga njëra anë Marco Giampaolo dhe nga na tjetër Antonio Conte. Në Itali, është koha e derbit të Madoninës, ndeshja e cila nuk njeh justifikime për humbjen edhe pse është java e katërt dhe kampionati ende nuk ka marrë formë.
Dy trajnerët kërkojnë fitoren edhe sa i përket aspektit personal. Giampaolo nuk ka humbur kurrë një ndeshje derbi në të kaluarën me Sampdorian dhe e njëjta gjë mund të thuhet e Juventusit e Antonio Kontes.
Për Interin tre pikët janë mënyra e vetme për të harruar zhgënjimin në Champions ndërsa fitorja do t’i mbante zikaltrit ende në majën e klasifikimit. Për Milan, fillimi i sezonit ishte i vështirë ndërsa “Djalli i ri” nuk është akoma në maksimumin e formës.
Gjithsesi uria për fitore dhe hakmarrje në derbi mbetet e njëjtë. Sfida i takon edhe sulmuesve, me Piontek që ja doli të zhbllokohet përpara portës pas katër muajsh dhe Romelu Lukakun që është futur menjëherë me skemën e Antonio Kontes.
Derbi është gjithmonë mundësia e artë për të rifituar tifozët, për të fshirë të kaluarën por mbi të gjitha për të bërë krenar një qytet të tërë. (A2 Televizion)