All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Giuliani vs. Cuomo", djali i Rudy Giuliani, kandidat për guvernator në Nju Jork

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 19:32 | Bota
"Giuliani vs. Cuomo", djali i Rudy Giuliani, kandidat për
All - Paragraf - 1

Andrew Giuliani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për guvernator të shtetit të Nju Jorkut. Lajmin e konfirmoi vetë i biri i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

"Unë jam një politikan që në lindje, është në ADN-në time", tha ai. Dhe duke supozuar një sfidë kundër guvernatorit aktual demokrat Andrew Cuomo tha me shaka: "Giuliani kundër Cuomo. Dreq! Është si Muhamed Ali vs. Joe Frazier. Ne mund të shesim bileta në Madison Square Garden".

All - Paragraf - 3

Në fakt, Giuliani së pari do të duhet të kalojë elektoratin republikan vitin e ardhshëm në mënyrë që të konsiderojë veten kandidatin e zgjedhur për partinë e tij. Për 35-vjeçarin, Andrew Giuliani, me një të kaluar si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Trump, kjo do të ishte detyra e parë publike. Njoftimi i tij vjen gjithashtu në një kohë kur babai i tij, ish-avokati i Donald Trump, është nën radarin e FBI, pasi agjentët bastisën zyrën e tij në Nju Jork disa javë më parë si pjesë e një hetimi mbi lidhjet e ish-kryebashkiakut me Ukrainën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos