Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 22:30 | Bota
Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që

Një gjarpër që jeton në Brazil, Bolivi, Paraguaj dhe në veri të Argjentinës, ka në helmin e tij një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecules”, ka ardhur koha që të mendohet për prodhimin e ilaçeve kundër koronavirusit, pasi është vënë re se helmi i gjarprit “yararacusu” ndalon riprodhimin e virusit.

“Kemi identifikuar një substancë që nuk është toksike për qelizat dhe që ndalon riprodhimin e Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Eduardo Maffud.

Tashmë, sfida e studiuesve është që të gjejnë dozën e saktë të molekulës për zhvillimin e një ilaçi që do të luftojë Covid-19, për të nisur provat në laborator dhe me kafshë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos