
Të gjithë ushtarakët aktivë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën, tani që FDA ka aprovuar plotësisht Pfizer-BioNTech.
Sipas të dhënave të Pentagonit, nga 1,4 milionë ushtarakë, janë 800 000 ata që ende nuk janë vaksinuar.
Nga ushtarakët aktivë, 68% janë vaksinuar plotësisht dhe 76% kanë marrë të paktën një dozë. Deri tani, 34 ushtarakë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19 dhe 1998 janë shtruar në spital.
Edhe pse qëllimi është të bëhet vaksina sa më shpejt, nuk është përcaktuar një datë e saktë. (A2 Televizion)