Gjasulës i "ngec" gëzimi në grykë, Dortmundi i rekuperon tre gola "Hirushes" gjermane

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 23:16 | Futboll

Dukej një përrallë deri në minutën e fundit, por Paderborni u ndesh me realitetin e hidhur të futbollit.

Ekipi me të cilin përfundon klasifikimi i Bundesligës, me vetëm 54 pikë përpara sfidës së sotme, po përjetonte ndeshjen e jetës në stadiumin e nxehtë të Borussia Dortmund.

Kundërsulmet  e tyre në pjesën e parë tronditën mbrojtjen e ekipit elitar, që për tre herë lejoi sulmuesit e ekipit ku luan edhe mesfushori kuqezi Klaus Gjasula të mundte portierin Burki.

Protagonist absolut sulmuesi Streli Mamba, që deri vitin e kaluar luante në kategorinë e tretë gjermane me Energie Cottbus, i cili realizoi dy gola cilësorë.  

Paderborni po përjetonte ëndrrën

Miqtë kalojnë madje në avantazh të trefishtë, por pjesa e dytë i zgjon në mënyrë dramatike nga “ëndrra”.

Sancho shkurton rezultatin në të 47-ën, por miqtë rezistojnë dhe duket sikur mund të përfitojnë tre pikë të arta për shpresat për mbijetesë.

Por në minutën e 84 dhe 92 dy goditje me kokë të Witsel dhe Reus barazojnë një rezultat që para ndeshjes do të vlente si fitore për Paderbornin, por që dhomën e zhveshjes do të jetë  përjetuar si një makth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos