
Si çdo produkt tjetër në tryezën e Vitit të Ri, edhe çmimi i gjelit të detit është rritur ndjeshëm.
Në treg, atë e gjen nga 800 lekë deri në 1000 lekë për kilogramë.
"Po vij vërdallë dhe nuk po gjej. Me 8 mijë lekë e 9 mijë lekë kilja? Mos, o zot".
Ashtu si ky qytetar në Vlorë, të shumtë janë ata që e kanë të pamundur të kenë në tavolinën e Vitit të Ri gjelin e detit. Tregtarët pranojnë se çmimi është rritur, por, sipas tyre, ka ardhur nga rritja e misrit që përdorin për t’i ushqyer.
Tregtarët thonë se në këto ditë të fundit para ndërrimit të viteve, çmimi pritet të rritet edhe më shumë, deri në 1200 lekë kilogrami, gjë që ka ulur ndjeshëm edhe kërkesën për blerje. (A2 Televizion)