Mungojnë investimet në Korçë, lagjet 4 dhe 17 pa rrugë dhe kanalizime

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 14:37 | Sociale
Mungojnë investimet në Korçë, lagjet 4 dhe 17 pa

Mungesa e infrastrukturës dhe kanalizimeve nuk është një fenomen që e gjen vetëm në fshatrat e Qarkut të Korçës, por prej dy dekadash e gjen edhe në lagjet periferike të Bashkisë së Korçës.

Në lagjen numër 4, banorët shprehen se prej gati 20 vitesh, banesat e tyre u mbledhin ujërat e zeza në gropa septike, pa përmendur mungesën totale të infrastrukturës.

Njëlloj të harruar ndihen edhe banorët e lagjes 17.

E kontaktuar nga A2 CNN, drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë e Korçës, Zhaneta Lubonja, shprehet se të dyja lagjet janë informale dhe pa legalizime. Por, ky fakt nuk e ka penguar pushtetin lokal që këtyre banorëve t’u marrë taksat sikur t’i kenë shërbimet që u mungojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos