Gjenden në Rumani 22 biçikletat e vjedhura të kombëtares italiane, kushtojnë 600 mijë euro

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 16:49 | Bota
Gjenden në Rumani 22 biçikletat e vjedhura të kombëtares

Gjatë një operacioni të gjerë antidrogë, ku u vunë në pranga 20 persona, policia rumune arriti të gjejë edhe 22 biçikletat e ekipit italian të çiklizmit, të cilat u vodhën javën e kaluar në Roubaix të Francës, ku u mbajt kampionati botëror i sallës.

Biçikletat u vodhën teksa ishin në një furgon të parkuar pranë një hoteli ku qëndronte kombëtarja e Italisë. Ato kapin një vlerë prej 600 mijë eurosh.

"Kemi arritur të shkatërrojnë një organizatë mafioze, e cila grabiste në vendet e BE dhe më pas shiste objektet e vjedhura në vende të ndryshme të Europës. Policia arriti të kapte në flagrancë personat të cilët po tentonin të shisnin 22 biçikletat e vjedhura në Francë”, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi policia rumune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos