
Policia e Shtetit njofton se rreth orës 16:30 të së mërkurës, në vendin e quajtur Vilun, në zonën e Velipojës është gjetur e mbytur në det një grua.
Trupi i pajetë i gruas ende të pa identifikuar është gjetur në një distancë 700-800 metra larg nga bregu.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)