
Një 19-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se rreth orës 10:00, në lagjen nr.7, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me thikë shtetasi E. H., 19 vjeç.
Sipas policisë, autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij.
Nga spitali mësohet se 19-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. (A2 Televizion)