
Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të riçelë pjesërisht hetimin gjyqësor për Ergys Kolaverit.
Rihapja bëhet me qëllim përsëritjen e disa veprimeve, mes të tjerash pyetje dëshmitarësh, këqyrje pamjesh filmike të banesës së Xhelal Mziut, ku është fiksuar autori i dyshuar. Gjithashtu, do të bëhet një eksperiment hetimor.
Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Ai ka qenë i dënuar me 20 vjet burg në nënor 2017 nga Krimet e Rënda. Ky dënim është prishur nga Apeli i Krimeve në mars 2018, i cili e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Tiranës. (A2 Televizion)