Gjendet i vrarë roja i serave në Mbrostar

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 08:30 | Kronikë
Gjendet i vrarë roja i serave në Mbrostar

Një 67-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin Mbrostar të Fierit. Sipas Policisë ai ka qenë i punësuar roje te serat dhe dyshohet se është vrarë me thikë.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shenja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qenë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos