Aksident në Elbasan, “Range Rover”-i përplas një person me biçikletë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 17:06 | Kronikë

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në Elbasan, pranë stadiumit.

Mësohet se një automjet tip “Range Rover” ka përplasur një person, I cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Drejtuesi i biçikletës është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos