Gjendet në një qese trupi i një gruaje në Greqi, dyshohet se i përket 27-vjeçares polake që u denoncua e zhdukur nga partneri

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 19:40 | Bota

Mediat greke njoftojnë se, trupi i një gruaje është gjetur në zonë në Alikës në Greqi. Autoritetet e shtetit fqinj dyshojnë se trupi i pajetë i përket një 27-vjeçareje, e cila u raportua e zhdukur.

Sipas informacioneve trupi i 27-vjeçares nga Polonia u gjet nga një person. Trupi u gjet në një pemë e mbështjellë me qesë dhe e mbuluar me disa degë.

Zona ku është gjetur ishte rreth 1 km nga shtëpia e 32-vjeçarin nga Bangladeshi. Ndërkohë pritet identifikimi nga partneri i vajzës polake.

Ndërkohë hetimet për të 32-vjeçarit nga Bangladeshi kanë përfshirë edhe shokun  e tij, ky i fundin një pakistanez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos