
Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në fshatin Balticë të Tiranës.
Policia bën të ditur se kufoma është gjetur rreth orës 09:45 të mëngjesit të së mërkurës.
Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)