
Policia e Tiranës bën me dije se, në orët e para të mëngjesit, ka gjetur një makinë të fundosur në rezervuarin e Çekrezës.
Makina u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili njoftoi policinë e cila shkoi në vendgjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Njëkohësisht, drejt vendngjarjes janë nisur edhe palombarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije nëse ka pasur persona në makinën e mbytur. (A2 Televizion)