Nga zyra në qeli... Dënohet me 1 vit e 4 muaj drejtori i burgut të Lushnjës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 15:08 | Kronikë
Nga zyra në qeli... Dënohet me 1 vit e 4 muaj drejtori i burgut

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi bashkë me 5 punonjës të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Shurdhit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim. 4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Vuajta e dënimit do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 

Vendimi i Gjykatës së Posaçme

Gjykata pranoi akuzat e SPAK se Shurdhi ka kryer shkelje në procedurat e tenderave publikë. Ai ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018, ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikimin e operatorit V.K. person fizik.

Krenar Islam Gozhina për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, 1 vit burgim, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.

Erion Behar Çela për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, 6 muaj burgim, i pezulluar, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.

Miranda Xhevahir Idrizi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, 6 muaj burgim, i pezulluar, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.

Xhejsika Gëzim Kaja për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, 6 muaj burgim, i pezulluar. (A2 Televizion)

Vendimet për të dënuarit e tjerë

A2 CNN Livestream

Latest Videos