
Një person, rreth 30 vjeç, është gjetur i pajetë rreth orës 11:15 të së hënës në Vlorë.
Policia bën të ditur se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Petroliferës, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)