Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit që shpëtoi punonjësit nga zjarri në magazinë

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 08:01 | Kronikë
Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit që shpëtoi

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi kolegët nga zjarri në një magazinë në periferi të kryeqytetit. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit.

Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.

https://a2news.com/2021/03/27/meta-mesazh-ngushellimi-per-arjan-salen-veteflijimi-i-tij-te-na-sherbeje-per-te-ndertuar-nje-shtet-me-njerezor/

Njoftimi i Policisë

Tek "Casa Italia" si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e  trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/27/kompania-e-sigurise-do-ti-propozoje-prefektit-te-shpalle-deshmor-te-atdheut-arjan-salen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos