Gjendet zgjidhja për marinarët amerikanë të prekur nga koronavirusi në aeroplanmbajtëse

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 21:58 | Bota
Gjendet zgjidhja për marinarët amerikanë të prekur nga

Zyrtarët amerikanë kanë arritur një marrëveshje për marinarët e aeroplanmbajtëses së goditur rëndë nga koronavirusi që ata të karantinohen në Guam, atje ku mjeti lundrues është ankoruar prej ditës së premte.

Guvernatori i Guamit bëri me dije se marinarët që nuk janë prekur nga virusi do të zhvendosen në hotele ose do të vendosen në karantinë në një bazë detare.

Sipas raportimeve, të paktën 100 persona nga stafi i aeroplanmbajtëses USS Theodore Rusvelt kanë rezultuar të infektuar nga virusi i ri me origjinë nga Kina.

Më herët gjatë javë kapiteni i mjetit lundrues bëri thirrje që pjesa më e madhe e stafit të tij të vendosen në karantinë për të shmangur në këtë mënyrë dhe rastet e vdekjeve.

Kapiteni Crozier i shkruajti në letër Pentagonit ku shpjegonte se koronavirusi po përhapej me shpejtësi mes personelit të anijes për shkak se ata jetojnë në një hapësirë të kufizuar.

“Ne nuk jemi në luftë dhe marinarët tanë nuk duhet të vdesin”, shkruhej në letrën e 30 marsit të kapitenit që u botua dhe nga disa media amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos