
CDU ka zgjedhur atë që do të jetë pasuesi në parti të Angela Merkel, por jo detyrimisht edhe në postin e kancelarit të ardhshëm gjerman.
Bëhet fjalë për Armin Laschet, guvernatori i Vestfalisë, që ka mundur rivalin e tij në parti, Friederich Merz, duke marrë 521 vota kundër 466.
Ndërkohë që milioneri Merz përfaqësonte pjesën më konservatore të partisë, Laschet ka një karrierë politike më të gjatë, dhe u mbështet nga një personazh i dashur i politikës gjermane, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Laschet ka një politikë pro-europiane, por e ka cilësuar gjithmonë marrëdhënien me Rusinë si shumë të rëndësishme, dhe mendohet se do të vijojë në politikën e Angela Merkel në 16 vitet e fundit. (A2 Televizion)