
Pandemia Covid-19 ka bërë që emigrimi të ulet me pothuajse 30%, me rreth dy milionë emigrantë më pak në vitet 2019 dhe 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.
Numri i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës arriti në 281 milionë njerëz në 2020, krahasuar me 173 milionë në 2000 dhe 221 milionë në 2010.
Sipas raportit "Migrimi Ndërkombëtar 2020" nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e emigrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vend. Në krye të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me 51 milionë emigrantë ndërkombëtarë në 2020, të ndjekur nga Gjermania 16 milionë, Arabia Saudite 13 milionë, Rusia 12 milionë dhe Mbretëria e Bashkuar 9 milionë.
India kryeson listën e vendeve me diasporën më të madhe në vitin 2020, me 18 milionë njerëz që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.
Prani masive e emigrantëve është regjistruar gjithashtu në Meksikë dhe Rusi me nga 11 milionë secila, në Kinë 10 milionë dhe në Siri 8 milionë.
Në vitin 2020, numri më i madh i emigrantëve ndërkombëtarë banuan në Evropë, me një total prej 87 milionë, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore, pothuajse 50 milionë secila.
Gjithashtu vitin e kaluar, gati gjysma e emigrantëve ndërkombëtarë banuan në vendin e origjinës, me Evropën që zinte pjesën më të madhe të emigrimit brenda-rajonal.
70% e emigrantëve të lindur në Evropë jetojnë në një vend evropian përveç vendlindjes së tyre. (A2 Televizion)