Gjermani, një shqiptar kapet me automatik në makinë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 17:54 | Kronikë
Gjermani, një shqiptar kapet me automatik në makinë

Një shqiptar 39 vjeç u arrestua në Königsforst të Gjermanisë, gjatë një kontrolli rutinë të policisë, pasi në automjetin e tij, tip “Mercedes” u sekuestrua një pushkë automatike dhe qindra fishekë.

Arma dhe municioni ishin vendosur në një valixhe që ndodhej në bagazhin e makinës.

Shqiptari është dërguar para ekspertëve të policisë, ndërsa origjina e armës është objekt i një hetimi të vazhdueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos