Gjermania vijon të cilësohet si fitimtare në betejën ndaj koronavirusit. Edhe pse ka një numër të lartë të të prekurve, një shifër që ka kaluar mbi 154 000, ky vend ka arritur ta mbajë të ulët numrin e vdekshmërisë. Një situatë e mirë kjo, krahasuar me vështirësitë që po kalon Italia, Spanja apo dhe Franca, por dhe vende të tjera të Europes. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Dyseldorfi për “Ditari” në A2 ishte mjekja shqiptare Anxhelina Karamani. (A2 Televizion)
Gjermania frenon përhapjen e Covid-19, mjekja shqiptare: Situata është përmirësuar ndjeshëm
