Kamioni përplas drejtuesin e biçikletës në Pogradec, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

Nga Artin Halili
4 Tetor 2026, 13:54 | Kronikë

Kamioni përplas drejtuesin e biçikletës në Pogradec,

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Volorekës, në Pogradec, ku një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç.

I plagosuri po dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos