Shpërthim dhe panik në Itali, zjarr masiv në një kamp në Garda, 24 të plagosur

Nga Xhevahir Qardaku
4 Tetor 2026, 13:28 | Bota

Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e para të mëngjesit kampingun “Bella Italia” në Peskiera del Garda, pranë Veronës, duke shkaktuar 24 të plagosur.

Flakët përfshinë rreth 20 shtëpi të lëvizshme, ndërsa në momentin e zjarrit kampingu ishte i hapur dhe kishte turistë brenda.

Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, shtatë të tjerë janë në gjendje të moderuar, ndërsa 16 kanë marrë plagë më të lehta dhe janë dërguar në spital.

Operacioni i emergjencës u vështirësua nga prania e bombolave të gazit dhe automjeteve, ndërsa gjatë zjarrit u dëgjua edhe një shpërthim.

Zjarri tashmë është vënë nën kontroll, por ekipet e emergjencës vijojnë punën për sigurinë e zonës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos