Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Greshicë të Fierit, humbet jetën 76-vjeçari

Nga Çaku Tafa
4 Tetor 2026, 13:48 | Kronikë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Greshicë të

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak minuta pas mesditës së sotme.

Sipas burimeve, zjarri dyshohet se ka nisur teksa një 76-vjeçar  po digjte mbeturina. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari Nazif Cenaj ka humbur jetën.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos