Gjermania i jep lamtumirën Botërorit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 21:53 | Futboll
Gjermania i jep lamtumirën Botërorit

Gjermania është eliminuar nga Botërori. Në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick fitoi 4-2, por nuk arriti të kalonte Grupin E.

Gnabry kaloi në avantazh gjermanët që në minutën e 10, por Tejeda (58’) dhe Vargas (70’) përmbysën rezultatin.

Ishte Havertz që ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola në minutat 73 dhe 85, dhe Fullkrug në minutën e 91 për t’i dhënë Gjermanisë një fitore pa vlerë, pas rezultatit të Spanjës.

Spanjollët u mposhtën 2-1 nga Japonia, me aziatikët që morën vendin e parë në grup, ndërsa spanjollët të dytin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/01/kroacia-i-falet-lukakut/
https://a2news.com/2022/12/01/pamjet-e-polemikes-topi-doli-apo-jo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos