
Maroku dhe Kroacia janë ekipet e radhës që kualifikohen në 1/8 e Botërorit.
Marokenët mposhtën 2-1 Kanadanë, me golat e Ziyech dhe En Nesyri, të dy në pjesën e parë. Me këto 3 pikë, Maroku kalon grupin si vendi i parë, me 7 pikë pas 3 ndeshjesh.
Ndërkohë, beteja për vendin e dytë nuk pati fitues, me Kroacinë dhe Belgjikën që e mbyllën në barazim 0-0. Belgjika pati rastin më të mirë në pjesën e dytë, por Lukaku, i vetëm me portën e boshatisur, goditi shtyllën.
Ndërkohë, në minutat e fundit shtesë, Lukaku shpërdoroi një tjetër rast të artë, duke mos shtyrë topin në rrjetë nga një metër distancë.
Me këtë rezultat, Kroacia përfundoi në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Belgjika mbetet jashtë Botërorit, me 4 pikë. (A2 Televizion)