
UEFA ka hapur një hetim kundër Juventusit për shkelje të mundshme të “fair play”-t financiar.
“Hetimi do të përqendrohet në shkeljet e mundshme financiare që u bënë publike nga procedimet e nisura nga Komisioni Italian i Shoqërive dhe Bursës (CONSOB) dhe Prokuroria e Torinos”, njoftoi UEFA me anë të një komunikate.
Më tej, UEFA thekson se nëse pas përfundimit të hetimit do të shikohet se situata financiare e klubit është shumë ndryshe nga ajo e vlerësuar pas marrëveshjes së gushtit 2022, mund të merret çdo masë ligjore. (A2 Televizion)