Gjermania kalon 1 milion raste, në SHBA rritet numri i të shtruarve në spitale

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 08:25 | Bota
Gjermania kalon 1 milion raste, në SHBA rritet numri i të shtruarve

Gjermania kaloi 1 milion raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.

Autoritetet shëndetësore gjermane, regjistruan 22 268 raste të reja të enjten, dhe 389 vdekje, duke e çuar në 15 160 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend.

Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj të pjesshëm deri në dhjetor. Kancelarja Angela Merkel ka mbrojtur zgjatjen e bllokimit të pjesshëm në një fjalim para ligjvënësve. Ajo tha se masat aktuale ishin të suksesshme, por duhej bërë më shumë për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor.

Ndërkaq, ekspertët shëndetësorë amerikanë kanë frikë se tubimet e falënderimeve do të çojnë në një rritje të infeksioneve.

Zyrtarët u kërkuan familjeve amerikane që të shmangnin grumbullimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 260 000 qytetarë në SHBA.

Më shumë se 6 milionë pasagjerë të linjave ajrore kaluan nëpër aeroportet e SHBA-së, midis të premtes dhe të mërkurës, duke e bërë atë fundjavën më të ngarkuar që nga mesi i marsit.

Ndërkohë, një ditë më parë SHBA-ja shënoi një tjetër rekord të ri të shtrimit në spitale, me gati 90 000 njerëz që janë duke u trajtuar për COVID-19. Kjo është dita e 16-të radhazi e rritjes së numrit të të shtruarve në spital, tha për CNN, Michael Osterholm, . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos