Gjermania mbyll kapitullin e Covid-19: E përballuam me sukses

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 10:26 | Bota
Gjermania mbyll kapitullin e Covid-19: E përballuam me sukses

Gjermania e ka shpallur të fituar luftën e saj me pandeminë e koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, deklaroi se bazuar në infektimet ditore, normën e vaksinimit dhe shtrimeve spitalore, Gjermania mund ta quajë të mbyllur këtë kapitull të vështirë në historinë globale që shkakoi miliona viktima në mbarë botën.

“Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, tha epidemiologu Lauterbach.

Më tej, ministri vlerësoi dhe strategjinë e ndjekur gjatë ditëve më të vështira të pandemisë, duke justifikuar dhe karantinën dhe mbylljen e shkollave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos