Gjermania ndryshon qëndrim, do të dërgojë tanke në Ukrainë

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 17:37 | Bota
Gjermania ndryshon qëndrim, do të dërgojë tanke në

Gjermania ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka bërë të ditur se Gjermania do të autorizojë dërgimin e tankeve në ndihmë të ushtrisë së Zelensky-t. Ky është një ndryshim i qartë në politikën e kujdesshme të Berlinit për mbështetjen ushtarake për Kievin.

Qeveria gjermane ka rënë dakord të nënshkruajë dorëzimin e tankeve anti-ajrore të përdorur Gepard, tha Lambrecht në një takim ndërkombëtar të ministrave të Mbrojtjes në bazën ajrore amerikane Ramstein.

Dyzet vende po mbajnë bisedime urgjente në bazën ajrore në Gjermaninë jugperëndimore për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos