Gjermania vendos masat më të forta kundër koronavirusit që nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 21:12 | Bota
Gjermania vendos masat më të forta kundër koronavirusit që

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit ka detyruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe liderët e shteteve federale të vendosin për një zgjatje të gjendjes së izolimit deri në fund të muajit janar dhe shtimin e masave të tjera shtrënguese.

“Ne duhet të reduktojmë sa më shumë të mundemi kontaktet pasi kemi parë se nuk ia kemi arritur të ulim incidencën e koronavirusit në javët e fundit, në nivelet që do të kishim dëshiruar”, u shpreh Merkel para gazetarëve.

Në masat e reja, parashikohet dhe ndalimin i udhëtimeve jo të domosdoshme i rezidentëve të zonave më të goditura nga pandemia në Gjermani. Mundësia e tyre për të lëvizur do të jetë vetëm brenda një rrezeje 15 km.

Dyqanet dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit. Po ashtu, edhe shkollat të cilat do të zhvillojnë mësim online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos