Grabiti medaljet dhe fotot në Pallatin Mbretëror, dënohet me burg kamerieri

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 19:35 | Bota
Grabiti medaljet dhe fotot në Pallatin Mbretëror, dënohet me burg

Mediat britanike raportojnë se një kamerier që vodhi dhjetëra foto dhe medalje të Mbretëreshës Elisabeth në Pallatin Mbretëror u dënua me burg për krimin e kryer

Sipas raportimeve, 37-vjeçari Adamo Canto vodhi foto të firmosura nga Duka dhe Dukesha e Kembrixh dhe një album fotosh nga vizita e presidentit Donald Trump në Britaninë e Madhe, gjatë kohës kur shërbente në Buckingham Palace.

Disa nga sendet e vjedhura vlenin shuma të mëdha parash dhe shumë prej tyre u nxorën në shitje në eBay.  Canto e pranoi se kishte vjedhur Hirësinë e saj dhe për këtë arsye gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos