Gjermania zgjedhja e parë, stimuj të pamjaftueshëm për të mbajtur në vend studentët e mjekësisë

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 17:48 | Aktualitet
Gjermania zgjedhja e parë, stimuj të pamjaftueshëm për

Si kurrë më parë, kriza shëndetësore e shkaktuar nga Covid-19 riktheu sytë e të gjithëve roli i mjekut. Ata ishin “heronjtë” e kohës dhe heronjve ju këndohen dhe këngë.

Qeveria shtoi vëmendjen tek punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ndonëse në shifra minimaliste, të angazhuarit në “luftën” ndaj koronavirusit përfituan rritje pagash e bonuse.

Por, të gjitha këto forma falënderuese, duket se nuk kanë mjaftuar të frenojnë studentët e mjekësisë që të largohen nga vendi, dhe destinacion kryesor mbetet Gjermania.

Niveli i pagave është arsyeja kryesore që të rinjtë pohojnë, ndër argumentet se pse braktisin vendin.

Hemorragjinë e largimeve i ngjan tashmë një sëmundjeje të pashërueshme, e kjo pranohet edhe nga përfaqësues të institucioneve që përgatisin punonjësit e kujdesit shëndetësor në vend.

Por nuk është vetëm vëmendja e qeverisë që kërkohet. Edhe qytetarët duhet të jenë më dashamirës ndaj rolit të mjekut.

Shifrat nuk janë plotësisht të sakta, por prej më shumë se 6 vitesh, largimi i mjekëve është kthyer në problem serioz për vendin. Përfaqësues të shëndetësisë në vend kanë ngritur alarmin se nëse do të vazhdohet me këto ritme e ardhmja do të jetë edhe më problematike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos