
Ikja e të rinjve nga Shqipëria si një rrugëtim drejt mundësive më të mira që gjejnë jashtë kufijve është drama që përjetojmë këto kohë sa herë dëgjojmë që një mik tjetër ka vendosur të largohet nga vendi, një dramë që regjisorin Ledian Gjeci e ka bërë të ulet e ta konceptojë atë si një komedi të zezë.
“Ndihem një dëshmitar okular të dramës së ikjes, ku rinia po ikën nga ky vend për arsyet që dimë. Kam patur kështu arsye personale për të shkruar veprën, Edhe unë vetë së paku e kam çuar nëpër mend”, thotë regjisori.
Komedia e zezë të bëhet edhe më e errët kur sheh revoltën e një aktori që ul sytë teksa do ta bërtasë fort këtë thirrje për të ndryshuar vendin ku jeton.
Shfaqja u prezantua si premierë në teatrin eksperimental Kujtim Spahivogli por do të rikthehet sërish në fundjavë. (A2 Televizion)